Trashëgimia kulturore përfshin të gjitha gjërat e veçanta që trashëgojmë nga paraardhësit tanë dhe brezat e kaluar që na ndihmojnë të tregojmë historinë se kush jemi. Mund të jetë e prekshme, si ndërtesat e vjetra, qeramika, librat, pikturat, veshjet tradicionale, ose e paprekshme, si këngët, vallet, gjuhët e zakonet. Trashëgimia kulturore është si një urë që na lidh me historinë, traditat dhe vlerat tona, duke na lejuar të mësojmë për të kaluarën dhe ta ndajmë atë me brezat e ardhshëm. Ruajtja e trashëgimisë kulturore është thelbësore në mënyrë që ajo të mos humbet me kalimin e kohës. Kjo është si të bësh një “bibliotekë memorie”. Për objektet, ne i mbajmë ato në mjedise të sigurta, të kontrolluara nga klima, si muzetë ose arkivat. Duke arkivuar, restauruar këto objekte, dhe edukuar njerëzit për to, në sigurojmë që trashëgimia kulturore të mbetet një pjesë e çmuar e botës sonë për brezat që vijnë.