Kjo shtëpi e vjetër më shumë se 100 vjet gjendet në qendrën e vjetër të Prishtinës. Dikur ajo përdorej si një bujtinë ku njerëzit mund të ndalonin për të pushuar dhe për të kaluar natën. Më vonë aty jetuan familjet Mirashi dhe Domaniku. Shtëpia u riparua në vitin 1960 pasi ishte dëmtuar shumë. Gjatë riparimit u përdorën materiale të reja ndërtimi për të forcuar muret dhe për ta bërë oborrin më të bukur. Në fillim shtëpia ishte ndarë në dy pjesë të veçanta, secila me hyrjen e saj, por pas ndryshimeve, ato u bashkuan që shtëpia të përdorej si një vend për dyqane apo zyra. Shtëpia ka katin përdhesë dhe një kat sipër. Muret janë të trasha dhe të forta, të ndërtuara me gurë dhe tulla të kuqe. Në oborr ka një gardh të lartë me disa dritare me grila druri për ajrosje. Për shumë vite, në këtë ndërtesë ndodhej Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një vend ku studiues dhe artistë punonin dhe takoheshin. Sot, kjo shtëpi ruhet dhe është monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës. Në ilustrimin vijues është paraqitur një sekuencë nga jeta që zhvillohej prapa dritareve me grila të gardhit të lartë rrethues.