Hamami i madh është një banjë publike e ndërtuar në shekullin e XV dhe ishte ndër objektet e para osmane të ndërtuara në Kosovë, e tani është një monument përfaqësues i trashëgimisë kulturore të Prishtinës. Kjo banjë publike shfrytëzohej nga qytetarët e Prishtinës dhe ishte e tipit çift, që do të thotë se aty laheshin meshkujt dhe femrat.

Thuhet se Hamami kishte gjithsej 18 kupola, por tani ka më pak pasi që një pjesë e hamamit nuk i ka mbijetuar kohës. Kupolat ishin pjesë e rëndësishme e Hamamit dhe kishin vrima të hapura që mundësonin depërtimin e dritës brenda hapësirës. Në ilustrimin vijues ju do i shihni kupolat e Hamamit të ilustruara nga këndvështrimi i zogut.